Categories Lajme

Policia rrethon Lungomaren, një duzinë me polica arrestojnë me forcë administratoren e një lokali në Vlorë

Forca të shumta policie kanë mbërritur në Lungomaren e Vlorës me qëllim monitorimin e respektimit të orës policore nga ana e bizneseve. Policia e Vlorës shoqëron me forcë administratoren e një lokali në Lungomare, e cila nuk ka repektuar orën policore në biznesin që administron.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme dhjetra policië shoqërojnë me forcë gruan, e cila dëgjohet të ulërasë si pasojë e dhunës së ushtruar.

Disa prej pronarëve të bizneseve kanë refuzuar ta mbyllin aktivitetin e tyre dhe janë përplasur me efektivët. Burime bëjnë me dije se disa prej tyre janë shqëruar me forcë në komisariat.

Sipas bizneseve të Vlorës këto forma arbitrare që po ndodhin nga policia për mbylljen me dhunë të aktivitetit janë me qëllim largimin e turistëve nga Vlora drejt rezorteve në jug të vendit.

Ata theksojnë se e gjithë kjo bëhet në mënyrë selektive me qëllim favorizimin e bizneseve të mëdhaja dhe rezorteve me pronarë afër qeverisë.

Kujtojmë se biznesi i Vlorës i është drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Rama dy ditë më parë, ku i kërkoi të drejtën për të ushtruar aktivitetin biznesit deri në orën 02:00 të mëngjesit dhe lejimin e muzikës deri në orën 00:00.

Në dokument thuhej se nëse nuk do të kishte reagim deri ditën e sotme, të hënën do të kalohet më mbylljen totale të biznesit në Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME