Categories Lajme

Policia rrugore “blindon” Vlorën dhe Sarandën, vendosen 916 masa administrative. Arrestohet 40-vjeçari…

Policia rrugore ka ushtruar kontrolle intensive në akset rrugore në qytetet e Vlorës dhe Sarandës. Gjatë kontrolleve është goditur një rast i mitdhënies, ku është vënë në pranga një 40 vjeçar i cili tentoi të korruptonte efektivët e policisë. 40-vjeçari u ndalua pasi u konstatua duke i dhënë motomjetit pa kaskën mbrojtëse dhe pa targa.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara janë pezulluar 13 leje drejtimi, nga të cilat 5 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si dhe janë vendosur 916 masa administrative.

Njoftimi i policisë: Policia Rrugore, kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Kontrollet janë përqendruar në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që bëhen pengesë duke bllokuar lëvizjen normale të automjeteve apo të këmbësorëve, të atyre që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Gjatë kontrolleve është goditur dhe një rast i mitëdhënies. Është vënë në pranga drejtuesi i motomjetit, i cili tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative.

Shërbimet e Policisë Rrugore Sarandë, në vijim të kontrolleve në akse të ndryshme rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin Th. K., 40 vjeç, banues në fshatin Dhivër, Finiq, pasi është kapur në aksin rrugor Sarandë-Vrion, duke drejtuar një motomjet pa targa, pa vendosur kaskën mbrojtëse. Për të shmangur masën administrative, 40-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u ofruar atyre një shumë parash.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 13 leje drejtimi, nga të cilat 5 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 916 masa administrative, nga të cilat:

– 5 masa për tejkalim shpejtësie;

– 82 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

– 88 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 10 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

– 85 masa për parakalime të gabuara;

– 173 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;

– 6 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

– 467 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikat vertikale e horizontale, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjetve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe të moderojnë shpejtësinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qyteti antik i Bylisit, thesari arkeologjik i Shqipërisë i panjohur nga turistët

Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, por pak i njohur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO\ “Shpella e Pëllumbasit”/ Policia gjen dhe shpëton turistët pas pesë orë kërkimesh

Shpella e Pëllumbasit, Tiranë, Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Policia ndihmon 5 turistë nga Mbretëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME