Categories Lajme

Policia Rrugore e Vlorës paralajmëron shoferët për largimin e mjeteve nga Rruga e Re

Policia Bashkiake dhe ajo Rrugore në Vlorë këtë të mërkurë paralajmëruan për herë të fundit drejtuesit e mjeteve rrethqytetase, interurbane dhe ndërkombëtare që të largojnë automjetet nga Rruga e Re, sipas vendimit nr. 106, datë 23 dhjetor 2025.

Sipas këtij vendimi, mjetet duhet të zhvendosen drejt aksit që lidh Transballkaniken me autostradën e Vlorës. Disa shoferë që nuk respektuan udhëzimin u përballën me gjoba. “Sipas vendimit nr. 106, datë 23 dhjetor 2025, mbi ‘përcaktimin e vendqëndrimit të mjeteve të transportit rrethqytetas, interurban dhe ndërkombëtar’, është përcaktuar zhvendosja e këtyre furgonave nga Rruga e Re në drejtim të aksit që lidh Transballkaniken me autostradën e Vlorës.

Ky vendim ka nisur të zbatohet, ku shumica e furgonave dhe autobusëve janë zhvendosur në aksin pranë paraburgimit, por ka edhe mjete të tjera të cilat, në kundërshtim me këtë vendim, qëndrojnë ende në Rrugën e Re. Kjo gjë ka detyruar Policinë Bashkiake dhe atë Rrugore të dalin përgjatë kësaj të mërkure për një inspektim në zonë. Për shumë prej mjeteve që qëndronin në Rrugën e Re është bërë këshillimi i tyre mbi vendimin dhe vendin e ri ku duhet të qëndrojnë.

Paralajmërimi i fundit është ky: nëse do të ketë përsëritje, këto mjete do të ndëshkohen me gjoba; sipas informacioneve, nuk do të ketë tolerime. Përgjatë inspektimit nuk kanë munguar as gjobat për mjetet të cilat janë konstatuar në përsëritje të shkeljes. Është dita e disatë që efektivë të Policisë Bashkiake dalin për aksion në këtë segment.Inspektime këto të cilat do të vazhdojnë edhe përgjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME