Përshkallëzon situata. Policia arrestoi dy vajza para kamerave duke i tërhequr me forcë dhe duke i futur në furgonin e policisë. Një nga vajzat që u morën me dhunë bërtiti disa herë se është punonjëse në media Megi Mustafaraj, por policët e morën me dhunë dhe futën në furgon. Deri tani policia ka arrestuar jo pak persona ndërsa policëve të rendit i kanë ardhur në ndihmë edhe forcat speciale.


