Categories Lajme

Policia zbulon 5 parcela me drogë në malin e Brretit: Po punojmë për të gjetur dhe autorët (VIDEO)

Efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetur nga skuadra të posaçme hetimore, kanë zbuluar pesë parcela të hapura me drogë në malin Brret. Janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe më pas droga është asgjësuar me djegie.

Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë në të gjithë territorin e rrethit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Skuadra të posaçme policore, të përbëra nga efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë, Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe të FNSH, Tiranë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të rrethit, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë kësaj faze të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në zonën pyjore të malit të Brretit, u konstatuan 5 ambiente të hapura ku u gjetën të kultivuar gjithsej 855 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia e Durrësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME