Categories Lajme

Politikani i propozon partneres live në studio, spikerja e lajmeve zbulon fillimet e tyre

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha do ti japë fund beqarisë pasi i ka propozuar martesë partneres së tij, spikeres së lajmeve Fabiola Hoxha. Në studion e “Rudinës”, Fabiola i tha “Po” dhe të dy shkëmbyen një puthje. Ata kanë dalë për herë të parë bashkë në ekran dhe kanë rrëfyer historinë e njohjes së tyre. Çifti ka treguar se janë njohur gjatë protestave të PD-së në vitin 2015 kur Indriti ishte shoqëruar në polici tek Komisariati Nr. 1 në Tiranë së bashku me disa përfaqësues të tjerë të PD-së.

Kaluan dy vite pas njohjes së tyre në protestë dhe Indriti ishte mjaft këmbëngulës për t’u njohur me Fabiolën, ndërkohë që ajo nuk i kushtonte shumë rëndësi. Indriti i dërgon një mesazh presionues në rrjetet sociale dhe ajo e fton në lokalin e Klanit, duke menduar që nuk do shkonte, por Indriti ishte shumë i shpejtë dhe ka arritur aty për 5 minuta. Nga ajo kafe lindi dhe historia e tyre e dashurisë.

“Kur më pyesin shoqet ku e njohe Indritin ia kthej me shaka në burg, por në fakt nuk është kështu e vërteta se njerëzit keqkuptohen nga kjo fjalë se është pak e rëndë. Unë kam qenë gazetare që mbuloja sektorin e policisë dhe kronikën e zezë dhe sa herë që ka protesta mbulohet qoftë nga ana sociale, qoftë nga ana politike, por është edhe sektori i kronikës së zezë ku gazetari duhet ta mbulojë. Pikërisht shoqërimet që janë bërë në polici, nëse është marrë lejë në polici për të zhvilluar protestën etj.

Ka patur komunikime vetëm në rrjetet sociale se numrin sigurisht që nuk e shkëmbeva në ato momente. Indriti më shkruante vazhdimisht në Instagram, Facebook. Kur postoja një foto apo story gjithmonë shkruante, jo gjithmonë ia lexoja dhe ia ktheja dhe pastaj ka qenë një moment që më shkruan dhe më ngacmon po në Instagram dhe më nervozoi pak. Ishte një mesazh me presion, aty u inatosa pak”, tha spikerja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME