Një politikan indian është bërë vital në internet pasi pretendoi se lopët indiane prodhojnë ar në qumështin e tyre. Sipas tij kjo ndodh falë një gjëndre karakteristike që e prodhon metalin e çmuar kur rrezet e diellit bien mbi të.
Dilip Ghosh u shpreh gjatë një fjalimi në Burdwan se: “Një tipar i lopës indiane është se qumështi i tij përmban ari. Kjo është arsyeja pse ngjyra e qumështit është e verdhë.” Ndërsa këmbënguli se kur rrezet e diellit bien mbi lopët indiane, prodhohet ari.
“Lopët indiane kanë gunga, që lopët e huaja nuk i kanë. Lopët e huaja kanë një shpinë të drejtë, si një buall. Ndërsa gungat e lopëve indiane kanë një arterie, të quajtur ‘swarnanari’ (arterie ari),”-shtoi ai. Ndërsa theksoi se është krim i rëndë vrasja e lopëve dhe konsumimi i mishit të tyre në Indi.
