fbpx
Politike

Abuzimi seksual i 14-vjeçares në Kavajë/ Berisha: Je kriminel! Lleshaj: Unë s’i kam duart e lyera me gjak si ty

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar nga tensione dhe debate. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka marrë fjalën, për të komentuar edhe njëherë trajtimin që Policia e Shtetit i ka bërë ngjarjes së rëndë në Kavajë, ku një 14-vjecare është abuzuar seksualisht nën shantazh në periudha të ndryshme kohore nga 12 bashkëmoshatarë. Fill pas fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar për fshehje krimi. 

Lleshaj u shpreh se Policia e Shtetit e ka trajtuar rastin e rëndë që në momentin e parë kur është vendosur në dijeni më datë 29 janar 2019, ku familjarët kanë denoncuar, e jo sikurse pretendon opozita. Por Berisha e cilësoi si mashtrues dhe kriminel, kaq ka mjaftuar që tonet e debatit të ngrihen.

Debati i plotë Berisha-Lleshaj:

Sali Berisha:Ky është vasal, pucist, bashkë me atë tjetrin. Do të zvarriteni rrugëve.

Sandër Lleshaj: Më lini të flas!

Sali Berisha: Turp, kriminel!

Sandër Lleshaj: Mua kriminel s’më thoni dot, s’i kam duart e skuqura dhe të lyera me gjak si puna juaj. 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button