Categories Politike

“Ata që ankohen për pensionistët janë gati të paguajnë më shumë sigurime?”, Rama: Duan t’i bëjë shteti të gjitha…

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek rritja e çmimeve gjatë takimit me fermerët për paketën e rezistencës sociale.Rama theksoi se rrogat nuk mund të rriten në mënyrë të menjëhershme, pasi kjo ka procedurat e saj dhe se nëse do të ndodhte ashtu siç kërkohet atëherë do të ketë edhe rritje taksash.

Ne mund të rrisim rrogat edhe pensionet, por duhet të bëjmë një ndryshim të politikës, duhet të rrisim taksat. Se kush më thotë mua na mbytën me taksa nuk e di për çfarë flet . Kush thotë Edi Rama dhe qeveria na mbytën me taksa nuk e di për çfarë flet. Taksën mbi pagën e kemi më të ulët, e çuam zero për ata që marrin 400 mijë lekë rrogë. Sa për shtëpinë, gjithë bota ka taksën e shtëpisë, se ne themi bota , bota…Ka taksë shtëpia, zona e fshatit nuk paguan, edhe toka ka taksë kudo, uji për vaditje paguhet, këtu nuk paguan.

E kemi bërë për t’i dhënë mundësi njerëzve që çfarë fitojnë ta mbajnë , për t’i dhënë mundësi të rriten. Tani thonë që ne jemi me oligarkët. Oligarkë këtu nuk ka njëherë. Por, biznesmenë,  ata që kanë kompani ndërtimi sot paguajnë 8 %… Ne do t’i rrisim në qershor, po kjo gradualisht. Nëse ne rrisim sigurime shoqërore patjetër që do rrisim pensione…por ata që ankohen për pensionistët janë gati të paguajnë sigurime shoqërore me shumë?

Jo nuk janë gati, e tha bukur një nga ata sharlatanët,  duam liri për fjalën, por nuk jo të punojmë,. Tani këta duan t’i bëjë shteti të gjitha…Po hajde kthehemi në komunizëm…dhe iki unë, se komunistët i kemi gjallë akoma… I marrim vendosim komunizëm këtu dhe i bën të gjitha shteti, dhe s’ka nevojë as për taksa e asgjë…”, tha Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME