Categories Lajme

“Protestën nuk e lë. Do iki i fundit!” Lapaj lexon 9 kërkesat e protestës

Adriatik Lapaj i bëri thirrje protestuesve të mos  ndalin protestat të mbajnë nën presion qeverinë për të plotësuar kërkesat dinjitoze që barazojnë jetësën e shqiptarëve me vendet fqinje të rajonit. ”Ky bashkim i madh i ka sjell në axhendën tonë. Eja ti mbajmë në presion për të plotësuar kërkesat tona” u tha Lapaj protestuesve.

Lapaj renditi fitoret që kishte arritur kjo protestë por dhe që duhej të arrinte më shumë. ”Fitorja më e madhe e kësaj proteste nuk janë 700 lekët e karburantit dhe as 300 lekët që ende do ta ulin, por është krijimi i vetëdijes qytetare dhe i bindjes se ne mund ti ndalim dhe ata nuk mund të tallen, ndaj secili nga ju të shohë atë që ka në krah si qëndrestar dhe dinjitoz.

Kërkesat

1- Ulje e qëndrueshme të çmimit të karburanteve me vendet e rajonit

2- Përafrimi i çmimeve me vendet fqinje

3- Masa për uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marzhit të fitimit për përballimin e krizës. Pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të karbonit me qëllim afrimin e karburantit me vendet e rajonit  Zerimi i përkohshëm i TVSh e produkteve të shportës dhe ulja e masës me 10% në vijim dhe mbikqyrje rigoroze e tregut. Pika tre që ka të bëjë me marzhin e fitimit të hidrokarbureve është fituar Pezullimin e përkohshëm të koncesionit të markimit, të skanimit, dhe të kontrollit të pompave bazuar në klauzolën në kontratën përkatëse dhe mbrojtjen e interesit publik

4- Hetim dhe mbikqyrje në vjim të operatorëve ekonomikë të importit dhe tregtimit me shumicë që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës me qëllim pezullimin e përkohshëm apo anulimin e tyre në favor të interesit publik.

5 – Mbikqyrje dhe raportim publik 3 mujor në kuvendin e Shqipërisë të Autoritet të Konkurrencës së të gjithë përqëndrimeve në treg dhe transparencë të plotë të zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomikë sektorialë që vitin e mëparshëm kanë zotëruar apo zotërojnë mbi 25% të vlerës së sektorit përkatës nga institucionet përgjegjëse.

6- Rishikimi i buxhetit të shtetit për 2022 pë shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të adminsitratës shtetërore.

7- Masa mbështetëse e subvencione

8- Përcaktimi dhe publikimi i përvitshëm i minimunit jetik si bazë për mbështetje financiare të shtresave në nevojë, persona me aftësi të kufizuar dhe atyre që janë me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesshme me minimumin jetik

9-Zgjerimi i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve. Është realizuar pjesërisht dhe ne kërkojmë më shumë

Lapaj tha se vetë nuk do të hiqte dorë nga protesta deri në ditën e fundit. “Shpesh këto ditë kam dëgjuar mos e lini protestën. Mos ia jepni këtë tagër askujt. Protestën nuk e lë dot Adriatiku se e  mbani ju. Ju takon juve vendimi. Kjo është për demokraci reale. I takon sheshit vendimi për të ndejtur këtu apo për të ikur. Është vendimi juaj. Unë di të them që bashkë me kolegët jemi munduar të organizojmë dhe do të bëjmë maksimumin. Ne do të ikim të fundit”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME