Politike

Kryemadhi prezanton programin e LSI: Prioritet punësimi dhe zhvillimi ekonomik!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka prezantuar programin politik të LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas saj, prioritetet e panegociueshme të LSI janë punësimi dhe ekonomia.Gjithashtu ajo ka zbuluar në mënyrë surprizuese se LSI ka rënë dakord me politikat e PD që të vendoset taksa e sheshtë 9%.

“Në këto katër vite, shqiptarët jetojnë më keq se më parë. Të rinjtë kanë humbur shpresën ndaj sot lind nevoja për besim dhe ngjallje të shpresës. Kjo mund të arrihet vetëm me një program të qartë. Kemi një program që ka në synim punësim me paga të larta. Është koha për ndryshim.

Ne prezantojmë prioritetet tona. LSI ka hartuar politika specifike për të ulur koston e jetesës dhe për të rritur standartin. Politikat e LSI janë të drejtëpërdrejta. Punësimi dhe ekonomia është prioritet i panegociuseshëm për ne. Të gjithë e mbajnë mend premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës (premtim i PS). Ne synojmë punësimin e të rinjve dhe profesionistëve. Kemi rënë dakord me taksën e sheshtë 9% me PD-në. E kemi parë formalizimin e ekonomisë si një bashkëpunim me biznesit dhe sheshit” – tha Kryemadhi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close