Categories Politike

Kthimi i dosjes 184 sërish në Dibër, Alibeaj: Ishte testi ku SPAK-u duhet të tregonte veten, refuzoi të hetojë qeverinë

Ish-ministri i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka thënë se dosja 184 ishte rasti i SPAK-ut për të treguar veten, si një institucion i drejtësisë i pavarur nga politika dhe profesional. Sipas tij SPAK nuk e kaloi këtë test.

Me këtë veprim Alibeaj shprehet se u vra dhe ajo pak shpresë që i kishte mbetur shqiptarëve për drejtësi ndërsa shprehet se ishte detyrimi i SPAK dhe i askujt tjetër për ta hetuar këtë dosje.

Refuzimi nga SPAk për Alibeajn do të thotë direkt refuzim për të hetuar zyrtarët e lartë në atë dosje duke filluar nga kryeministri, ish- ministra dhe deputetë të mazhorancën në bashkëpunim me segmente të krimit të organizuar.

Po ashtu ai shigjeton edhe kreun e SPAK, duke thënë se një person i cili refuzon të kryejë detyrën atëhere duhet të largohet pasi ka bërë shkelje.

”Fakti që dimë është fakti i papërgënjeshtruar që është ky, hetimi prej disa kohësh vijoi në Dibër, nëse e mbani mend që duhet të ishin Krimet e Rënda që duhet ta hetonin, por u degdis në Dibër.

Prokuroria e Dibrës ia transferoi SPAK-ut, meqenëse është cështje me krim të organizuar, krim zgjedhor, korrupsion, zyrtar të lartë, do të duhej të hetohej nga SPAK.

Kryeprokurori mori një vendim që e ka kthyer mbrapsht, do të thotë nuk do ta hetojë. Pyetja është pse ka ndodhur? A duhet të ndodhte?

Për të përcaktuar nëse e ka kompetencë apo jo? Duhet parë dispozita ligjore . Dy janë, njëra e përcaktuar në Kushtetutë. Do të krijohej një Prokurori e Posaçme, me prokurorë të mbrojtur do të duhet të hetonte krimin e organizuar, korrupsionin dhe zyrtarët e lartë. Kjo dispozitë është detajuar në Kodin e Procedurës Penale që është Bibla e SPAK. Neni përcakton qartë çështjet që duhet të hetojë SPAK. Kompetencat për të hetuar këto çështje janë monopol i SPAK-ut, kjo është baza ligjore e thjeshtë, ajo prandaj u ngrit.

Ky ishte motori i fortë drejt Drejtësisë së Re për të shembur të vjetrën. Ishte kali i betejës. I vetmi ligj dhe institucion që opozita dha mbështetjen dhe nuk u votua njëanshëm. Për t’i dhënë SPAK-ut mbështetje që mos kapej nga Policia.

11 shtator 2016, çfarë ndodhi në Dibër. Ka rezultuar që është bërë masakër elektorale. Vota e dibranëve u vodh, u shtantazhua. Që në Dibër kanë marrë pjesë jo vetëm kriminelë por dhe qeveritarë. Vetë kryeministri që interesohej për realizimin e planit, pra për votat. Apo Gjiknuri që kishte shprehjen tërmet, tërmet, ishte një aludim idrejtpërdrejtë për ndërhyrjen në vota.

Sa herë që ka një dyshim të tillë çështje shkon në Prokurori. Pyetja është, ky hetim dikur i Krimeve të Rënda, më pas në Dibër, dhe në SPAK i kujt duhet të ishte.

SPAK ka për detyrim të hetojë ai dhe askush tjetër, korrupsionin, çështjet e krimit të organizuar, çdo akuzë apo dyshim për një vepër penale ku janë përfshirë kryeministër, ministra, deputetë është kompetencë automatikisht ekskluzive e SPAK.

11 shtator 2016 me rastin e zgjedhjeve a kishte dyshim për vepër penale? Po kishte. A kishte dyshime ku të ishin përfshirë kryeministri, ministra dhe deputetë? Po/ SPAK jo vetëm që nuk duhet të priste të vinte nga Dibra, kursesi ta kthente. Duhet të bënte kërkesë në Prokurorinë e Dibrës për të tërhequr. Ka ndodhur e paimagjinueshmja. As nuk e kërkoi, që është defekt. Prokuroria e Dibrës ia çoi duke e cilësuar grupin e përfshirë si të kriminal të organizuar.

Vetëm nëse drejtuesi i SPAK ka vendosur të mos hetojë kryeministrin, ministrat dhe deputetët kjo dosje mund të kthehej. Ky është një dështim i Reformës kushtetuese, ligjore por edhe fundi i shpresës së shqiptarëve, në një sarkofag.

SPAK-u duhet të hetonte profesionalisht, pa ndërhyrjen e politikës, dhe kjo shpresë sot është e vdekur.

Ka munguar transparenca. Hetimet kanë atë që thuhet sekreti hetimor. Duhet të vijonin intensivisht. Edhe çështja më pak serioze duhej të hetohej me seriozitet.

Kjo bëhet fjalë për zgjedhjet, për pasurinë e demokracisë, për votën. Ka impakt në publik. Një nga kushtet e Bundestagut është hetimi i çështjes së vjedhjes së zgjedhjeve. Për këtë arsye që 3 vite e gjysëm, një kohë e tejkaluar për të qartësuar Edi Rama kur thoshte u realizua plani apo jo. Duhet të ishin shpallur fajtorët. Mos e kishte fjalën Damian Gjiknuri shprehjen tërmet tërmet për 4 mijë votat e mara më shumë në Dibër.

Hetimi është minimumi, hetimi nëse bëhej serioz dhe ligji duhet të ishte serioz. Hetimi në fakt ka munguar dhe së dyti ajo që thashë është fakti që shpresa e fundit që do të mund të kishte për një hap apo epokë të re kam përshtypje se me këtë vendim ka mbaruar. Gjithë struktura e drejtësisë sot është nën thundrën e politikës.

Besoj që sot ka aq inteligjencë që nëse do të hetohej minimalisht dhe seriozisht pa ndonjë zell të shtuar, ëështja që do të përballeshin prokurorët do të ishte të hetonin veprimtarinë e kryeministrit, ministrave, deputetët të hetonin qeverinë. Pra shkurt SPAK-u të hetonte qeverinë. Ky ishte ë. A mundej SPAK-u të hetonte qeverinë dhe politikanët? Thjesht kanë hequr pataten e nxehtë që u kap me presh në duar.

Vendimi i marrë nga drejtuesi i SPAK është përfundimtar. Nëse do të hetohet do të hetohet nga disa duar që kanë frikë dhe janë nënpresion. Kjo është një shkelje flagrante, pasi është interesi publik që e kërkon këtë hetim, që kërkon çeljen e negociatave.

Nuk gjen dot të drejtën ligjore kur një zyrtar nuk do të kryejë detyrën. Ka kryer shkelje disiplinore dhe duhet të largohet nga detyra.

Për të qenë koherentë dhe pse jemi të bindur se si u krijuar SPAK apo trupa, KLP që është e kapur nga pushteti .Fruti që del nga një pemë e helmuar në rrënjë, del e helmuar.

Por i dhamë një shans. Ky ishte një, 184 dhe 339 duhet të tregonin që ishin të pavaruar, ishin profesionalë dhe nuk i interesonin politikanët kur kapeshin me shkelje.

SPAK duhet të jepte prova që opozita ta mbështeste. Ka një problem me dy anëtarë të SPAK, njërin që u kap me një eksponent të politikës të dyshuar për kryerjen e një vepre penale. Vetëm për moral s’duhet të kesh kontakt. E humbën shansin, fikën shpresën për Reformën në Drejtësi, humbën shpresën e atyre që kishin të paktën një dritë të vakët.”- tha Alibeaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME