Dita e nesërme do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për Partinë Demokratike. Pritet të zgjidhen 265 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD.
Ndërkohë që janë zbuluar disa prej emrave që janë propozuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ajo që vihet re nga lista është fakti që ka disa rikthime të disa prej kritikëve por edhe përjahstime të bujshme. Kandidatë për Këshillin kombëtar do të jenë gjithë anëtarët aktualë dhe ish-deputetë, me përjashtim të Ridvan Bodes, Majlinda Bregut, Genc Ruli dhe Astrit Patozi.
Ja disa prej emrave të propozuar: Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Aleksandër Biberaj, Gazmend Oketa, Çlirim Gjata, Bardhyl Londo, Rezart Prifti, Robert Budina, Ardian Isufi.
