Ish-ndërtesa e parlamentit të Australisë në kryeqytetin Canberra u dogj të enjten nga protestuesit gjatë një demonstrate për sovranitetin e aborigjenëve, popullatës autoktone australiane, tha policia.
Askush nuk u lëndua nga zjarri, i cili përfshiu dyert e hyrjes së Parlamentit të Vjetër përpara se të shuhej. Zjarri vjen pas 2 javësh protesta në vend, tha policia. Dhuna në protesta në këtë shkallë është e rrallë në Australi, por shpërthimet janë bërë më të zakonshme gjatë pandemisë.
Disa nga protestuesit e kishin identifikuar veten si pjesë e grupeve anti-qeveritare dhe “qytetarëve sovranë”, thanë autoritetet. Kryeministri Scott Morrison dënoi dhunën, duke thënë: “Nuk funksionon kështu Australia”. “Jam i neveritur dhe i tmerruar nga sjellja e australianëve të cilët i vunë zjarrin një simboli të tillë të demokracisë në këtë vend,” tha ai. Punëtorët brenda ndërtesës së trashëgimisë u evakuuan shpejt pasi zjarri shpërtheu të enjten, 30 dhjetor. Policia tha se ka nisur hetimet zjarrin.
More footage of people watching as a fire consumes the front entrance to Old Parliament House in Canberra. Police and other agencies will have lots of footage to work with as they investigate. https://t.co/xwbhlpB5zM
— Siobhan Heanue (@siobhanheanue) December 30, 2021