Categories Politike

Përshkallëzohet situata në Australi, protestuesit i vënë zjarrin Parlamentit

Ish-ndërtesa e parlamentit të Australisë në kryeqytetin Canberra u dogj të enjten nga protestuesit gjatë një demonstrate për sovranitetin e aborigjenëve, popullatës autoktone australiane, tha policia.

Askush nuk u lëndua nga zjarri, i cili përfshiu dyert e hyrjes së Parlamentit të Vjetër përpara se të shuhej. Zjarri vjen pas 2 javësh protesta në vend, tha policia. Dhuna në protesta në këtë shkallë është e rrallë në Australi, por shpërthimet janë bërë më të zakonshme gjatë pandemisë.

Disa nga protestuesit e kishin identifikuar veten si pjesë e grupeve anti-qeveritare dhe “qytetarëve sovranë”, thanë autoritetet. Kryeministri Scott Morrison dënoi dhunën, duke thënë: “Nuk funksionon kështu Australia”. “Jam i neveritur dhe i tmerruar nga sjellja e australianëve të cilët i vunë zjarrin një simboli të tillë të demokracisë në këtë vend,” tha ai. Punëtorët brenda ndërtesës së trashëgimisë u evakuuan shpejt pasi zjarri shpërtheu të enjten, 30 dhjetor. Policia tha se ka nisur hetimet zjarrin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME