Categories Politike

SHBA i përgjigjet Berishës: Nga 200 shpallje ‘non grata’, asnjëra nuk është tërhequr

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka kthyer një përgjigje sot ish-kryeministrit Berisha duke sqaruar se asnjë vendim për shpallje non grata nuk është tërhequr në të kaluarën. Ambasada amerikane në Tiranë i ka dhënë përgjigje kërkesës së Sali Berishës për ti hequr titullin person ‘non grata’. Nga Kuvendi Kombëtar i thirrur prej tij, zoti Berisha në mënyrë eksplicite iu drejtua DASH duke i kërkuar rishikimin e vendimit të bërë publik nga sekretari Blinken.

Përmes këtij grafiku ambasada amerikane tregon se numri vendimeve për të hequr shpalljen non grata është zero në të shkuarën. Në të tilla kushte kërkesa e zotit Berisha për DASH mbetet e pa negociueshme dhe se SHBA nuk ka ndërmend të heq dorë nga vendimi i marrë.

Po ashtu përmes këtij grafiku ambasada amerikane në Tiranë shpjegon se deri më tani janë mbi 200 persona të shpallur ‘non grata’ nga vende të ndryshme të botës. Qëndrimi i ambasadës nuk mbaron me kaq.Tregon se deri më tani në asnjë rast nuk është kërkuar falje për rastet e personave të shpallur ‘non grata’.

Këto tre të dhëna të publikuara nga selia diplomatike e shteteve te bashkuara tregon se informacioni i mbledhur dhe i përdorur ndaj personave tashmë non grata është solid dhe pa asnjë element që do të shërbente për hequr dorë nga vendimi apo edhe për të kërkuar falje. Nga ana tjetër Yuri Kim ka deklaruar se SHBA-të do të ndërpresin marrëdhëniet me PD-në, nëse kryesimin e saj e merr Berisha.

“Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur non grata nga Sekretari i Shtetit”. Sali Berisha bashkë me familjen e tij u shpallën persona non-grata në SHBA. Ka qenë sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që bëri me dije vendimin e DASH-it. Bazuar në këtë vendim, kreu i selisë blu Lulzim Basha e përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME