Categories Politike

Vuçiç në Tiranë, çfarë paralajmëroi Sali Berisha: Mos guxo të vish

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të jetë në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor për një takim të nismës rajonale të Ballkanit të Hapur. Mediat serbe shkruajnë se në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Për vizitën e Vuçiç në kryeqytet foli pak ditë më parë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Madje nga Kuvendi i thirrur më 11 Dhjetor, lideri historik i demokratëve e paralajmëroi presidentin serb që të mos vijë në Tiranë. Berisha deklaroi se Vuçiç do t’i ketë rrugët dhe sheshet plot me qytetarë shqiptarë.

“Ballkani i Hapur është Ballkani i Hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë shqiptarëve me kombe të tjera, procesin e Berlinit me procesin e Putinit.

Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri të Milloshevic mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë.”, tha Berisha pesë ditë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME