Categories Politike

Si Greqia po largohet gjithnjë e më shumë nga Gjermania

Në një shkrim të gazetës gjermane Handelsblatt me titull “Greqia po largohet nga Gjermania”, përmenden stërvitjet e përbashkëta mes Greqisë, Qipros, Egjiptit në bashkëpunim me Francën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por dhe dimensionet e më të gjera gjeopolitike të kësaj stërvitjeje, e cila është pagëzuar me emrin “Medusa 2020”.

“Meduza ishte emri i një përbindëshi të frikshëm në mitologjinë e lashtë Greke, me flokë gjarpri dhe sy si zjarr. Sipas legjendës, ata që e panë atë në sy u shndërruan në gur”. Edhe qëllimi i “Medusa 2020” është i njëjtë. Ky është emri i koduar i stërvitjes ushtarake që pesë shtetet po kryejnë këtë javë, këtë herë duke përfshirë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilat Kyriakos Mitsotakis nënshkroi një marrëveshje strategjike dy javë më parë në Abu Dhabi. “Marrëveshja është pjesë e diversifikimit të politikës së jashtme greke,” shkruan Handelsblatt.

Tensionet në rritje me Turqinë, Greqinë dhe Qipron janë lënë në prapavijë. Ata nuk kanë qenë në gjendje të përmbushin kërkesën e tyre për t’i vendosur sanksione Ankarasë, raporton abcnews.al. Nga vendet kryesore europiane, vetëm Franca ka qëndruar pranë tyre. Nga ana tjetër BE, kritikoi kërkimet e Turqisë për gaz në detin Mesdhe duke e cilësuar si një veprim të paligjshëm aq sa Ankara u kërcënua me sanksione. Por Parisi ende heziton t’i aplikojë.

Aktualisht është qeveria gjermane e cila po mban situatën në kontroll -ndoshta për shkak të rëndësisë që ka Turqia në marrëveshjen për mbajtjen e refugjatëve në territorin e saj, dhe duke marrë parasysh interesat ekonomike, veçanërisht në sektorin e armëve. Vitin e kaluar më shumë se një e treta e eksporteve gjermane të armëve u dërguan në Turqi. Sipas Handelsblatt, Greqia e cilëson programin e armatimit gjermano-turk si një “kërcënim”.

Sipas gazetës, “zemërimi për qëndrimin e Gjermanisë nuk është i madh vetëm brenda qeverisë greke, por kjo gjë është reflektuar edhe tek njerëzit e thjeshtë.
Sipas një sondazhi të fundit në Greqi, 71% e të anketuarve e konsiderojnë negativ qëndrimin e Gjermanisë ndaj konfliktit Greko-Turk, 62% janë të pakënaqur me qëndrimin e BE-së dhe 76% e vlerësojnë qëndrimin e Francës pozitiv. Për shkak se BE duket se po tërhiqet, Athina tashmë po krijon një rrjet të ri partneresh. Dhe kjo është e vërtetë sepse vendet e tjera të rajonit po e konsiderojnë qëndrimin e Turqisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut gjithnjë e më agresiv.

Raporti i referohet deklaratës së përbashkët të Greqisë, Qipros dhe Egjiptit marsin e kaluar, duke dënuar pretendimet territoriale të Turqisë në Mesdhe dhe vë në dukje se “përpjekjet e Turqisë për t’u bërë një fuqi hegjemonike në Lindjen e Mesme shihen me shumë dyshim nga shumica e vendeve në rajon. Të tre vendet gjithashtu bashkuan forcat me Italinë, Izraelin dhe Jordaninë për të formuar një grup për kërkimet e gazit, por Turqia u la jashtë këtij grupi.
Athina krijoi gjithashtu kontakte më të ngushta me Arabinë Saudite. Partneriteti i ri do të përfitojë gjithashtu nga ç’tensionimi i marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit, me të cilin Greqia gjithashtu po punon ngushtë.

Turqia, e cila gëzon marrëdhënie të mira vetëm me Katarin në Lindjen e Mesme, qëndron më e mënjanuar në këtë zonë.
Qeveria e Ankarasë po monitoron aktivitetet diplomatike të huaja greke që kanë shkaktuar pakënaqësi. Ndërkohë Ministri i Jashtëm turk i ka përshkruar bashkëpunimet e reja të Greqisë si një” aleancë e djallit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME