Categories Politike

Si sot tre vjet më parë, Donald Trump u bë presidenti i Amerikës

Data 8 nëntor shënon përvjetorin e tretë të zgjedhjes së Donald Trumpit si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara në vitin 2016. Zoti Trump mbetet një personazh i fuqishëm në politikën amerikane. Por përvjetori i tretë i ardhjes së tij në pushtet vjen në një kohë kur ai po përballet me kërcënimin më të madh ndonjëherë për presidencën e tij: hetimin për shkarkim, të udhëhequr nga demokratët e Kongresit, lidhur me dyshimet për përpjekjet e tij për të bërë presion ndaj Ukrainës për të hetuar rivalin politik Joe Biden.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone sjell më shumë informacion nga Uashingtoni. Kanë kaluar tre vjet nga ajo natë nëntori kur Donald Trump tronditi botën me zgjedhjen e tij si presidenti i 45-të i Amerikës “Ju them republikanëve, demokratëve dhe të pavarurve në të gjithë vendin, se është koha që të bashkohemi si një popull i tërë,” tha President Donald Trump​. Kjo thirrje e hershme për unitet u zbeh shumë kohë më parë. Zoti Trump tani po mbështetet tek baza e tij besnike e përkrahësve që së pari t’i rezistojë procesit të shkarkimit, dhe më pas ta ndihmojë në përpjekjet për t’u rizgjedhur vitin e ardhshëm.

“Në këtë luftë është në rrezik vetë demokracia amerikane. Mos u gënjeni. Kjo është ajo që ata duan. Ata po shkatërrojnë këtë vend, por ne kurrë nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë. Asnjëherë”, tha President Donald Trump​. Hetimi për shkarkimin e Presidentit nga Dhoma e Përfaqësueve është përqendruar në dyshimet për përpjekjet e zotit Trump për të bërë presion ndaj Ukrainës për të hetuar rivalin politik Joe Biden. Zoti Biden e ka vënë çështjen në qendër të përpjekjeve të tij për të fituar kandidaturën presidenciale të Partisë Demokrate vitin e ardhshëm.

“Ai thotë se do të ketë luftë civile. Ky njeri nuk është mirë mendërisht. Nuk është mirë. Jam i shqetësuar se çfarë do të bëjë. Jo për mua apo familjen time. Jam i shqetësuar çfarë do të bëjë vitin tjetër të presidencës së tij”, tha zoti Biden. Ashtu si shumë çështje gjatë presidencës Trump, edhe hetimi për shkarkimin po luhet përgjatë linjave partiake, thotë analisti John Fortier:

“Demokratët besojnë se presidenti ka bërë diçka të gabuar. Ata mendojnë se do të sjellin më shumë prova duke shpresuar se do të kthejnë opinionin publik kundër presidentit dhe ndoshta do ta shkarkojnë atë nga detyra. Republikanët nga ana tjetër, po shikojnë tek rastet e shkuara si ky, për të thënë se kjo lëvizje mund të jetë diçka që do t’i dëmtojë vetë demokratët ose të paktën nuk do të shkaktojë problem”.

Anketat tregojnë se vlerësimi për punën e presidentit Trump është pak më shumë se 40 përqind, një vlerësim historikisht i dobët për një president në detyrë që përpiqet të luftojë kundër shkarkimit dhe të kërkojë të rizgjidhet në të njëjtën kohë. Por nënvlerësimi i mbështetjes që ka Trumpi tek baza e tij politike është i rrezikshëm, thotë strategu republikan John Feehery: “A po japin ekspertët e Uashingtonit një vlerësim të gabuar për Trumpin? Absolutisht. Ata nuk e kanë idenë e fuqisë së tij tek baza. Një nga arsyet që ata e mbështesin është mbajtja e premtimeve dhe përparimi në ekonomi.” Edhe nëse zoti Trump akuzohet përfundimisht nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët, ai ka të ngjarë t’i mbijetojë një procesi gjyqësor në Senatin e kontrolluar nga republikanët, thotë analisti William Galston:

“Kam besuar që në fillim të diskutimeve për shkarkimin e tij, që filluan më shumë se një vit më parë, se nëse demokratët duan ta heqin Presidentin Trump nga detyra, do të duhet të bëjnë këtë përmes procesit zgjedhor në vitin 2020. Asgjë që kam parë deri tani nuk më nxit të ndryshoj aspak mendimin tim”. Tre vjet në presidencën e tronditur të zotit Trump, amerikanët tani po përgatiten për perspektivën e një beteje partiake në procesin hetimor për shkarkimin e presidentit dhe ndoshta për garën zgjedhore më të ashpër në kujtesën e tyre. /VOA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME