Categories Lajme

Flet “Juli i Pashakos”: Nuk kam lidhje me atentatin ndaj Ndojës, nuk e di pse më kërkojnë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për Abc News, Julian Sula, i shpallur në kërkim për atentatin e 1 nëntorit pranë “Mbikalimit të Shkozetit”, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe humbi jetën Andi Maloku, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk e di se sot erdha kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. i pyeti pse i keni vajtur kontroll”, – u shpreh Sula.

I pyetur nëse kishte njohje me Redjan Rrajën, të arrestuarin e vetëm mbi ngjarjen, Sula e ka mohuar një gjë të tillë. “Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk i njoh ata persona. Në momentin që ka ndodhur ngjarja unë kam qenë në Turqi. Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj. Jo fare, as Pëllumb Muharremin”, – është shprehur ai, teksa deklaron se të nesërmen do të shkojë në polici për sqarimin e situatës. “Unë do të shkojë në polici që nesër në mëngjes. Jam i gatshëm të paraqitem.se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog me kanë çakorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera”, – deklaroi Julian Sula.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME