Categories Politike

Xhaçka: E kemi kuptuar se nuk nuk mund të presim vetëm nga BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në edicionin e 7-të të ‘Tirana Connectivity Forum’, ku theksoi se potenciali që paraqet Ballkani i Hapur, është një nga avantazhet më të mëdha që rajoni mund të ofrojë. Sipas saj, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor kanë shërbyer përherë si një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit, e cila kur ka funksionuar si e tillë rajoni ka njohur zhvillim.

“Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor si një i tërë duan që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Në Shqipëri në fakt, mbështetja për integrimin evropian është në nivele që sot janë të paimagjinueshme për çdo vend anëtar. Dhe sigurisht që jemi duke punuar fort, për të bërë gjithçka për të ngushtuar hendekun e zhvillimit, modernizimit, sundimit të ligjit që na ndan nga BE.

Është bërë vërtet shumë punë dhe shumë progres, të cilat janë njohur sot edhe nga ato që ishin dikur shtetet më skeptike kundrejt arritjeve të Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor. Pra, ajo që ka ndryshuar, nuk është dëshira dhe përkushtimi jonë ndaj ëndrrës evropiane.

Ajo që ka ndryshuar është që ne kemi kuptuar që nuk mund të presim më vetëm nga BE dhe që paradigma që ka përkufizuar raportin tonë me BE duhet të ndryshojë”. Ministrja Xhaçka nënvizoi korridorin VIII, si një nga idetë më interesante në drejtimin e ndërlidhjes. Ideja e korridoreve, sipas saj duhet rikonceptuar, si korridore integrimi ekonomik e kulturor, sinergjie e shkëmbimesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME