Categories Lajme

Berisha merr opozitën, njofton nisjen e protestave: Edi Rama mos luaj me kafshatën!

Ish-kryeministri Sali Berisha, në Foltoren e radhës e cila e pati sot ndalesën në Elbasan, iu përgjigj kreut të qeverisë Edi Rama në lidhje me situatën ekonomike në vend para vitit 2013. Berisha u shpreh se në 2013 shqiptarët kishin rrogat më të larta, në ndryshim nga sot, ku sipas tij rrogat janë të më të ulëta. Ai mori shembull situatën e bizneseve në Gjirokastër duke theksuar se shumica e tyre kanë ulur qepenët.

“Vij sot në këtë Foltore më i motivuar se kurrë. Sot është një thirrje e brendshme e çdo demokrati dhe shqiptari. Duhet të ngrihemi dhe të bashkohemi për t’i dhënë përgjigjen e merituar kësaj situate dramatike të krijuar nga vendosja e regjimit në Shqipëri.

Edi Rama dhe regjimi i tij ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës nga një tokë e bekuar në një vend pa shpresë ku të rinjtë ikin dhe vetëm ikin. Para dy ditësh isha në Gjirokastër në një mjedis të zjarrtë të demokratëve. Dola nga një hotel i klasit të parë.

I zoti bashkë me familjen kishin bërë gjithçka për të përfaqësuar qytetin në mënyrën më dinjitoze ndërsa sa dilje nga hoteli ishte i pafund vargu i dyqaneve i mbyllur me kompesata. Mendova çfarë kanë bërë këta. Asnjë projekt. Kështu në tërësi është e gjithë Shqipëria. Shqiptarët nisën një rrugë zhvillimi dhe kaluan në një kërcim të madh në grupet e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Sot janë 30% më ulët se ishin në vitin 2013. Në vitin 2013 kishim rrogat më të larta. Sot ne kemi rrogat më të ulëta. Ndaj dhe shqiptarët ikin. Ku jemi ne sot pas 8 vitesh. Jemi vendi ku janë investuar nga borxhet dhe taksat tuaja mbi 5 mld euro. Janë ndërtuar gjithsej 34 km autostradë të lëna në mes në vitin 2013. Ai u tha shqiptarëve se jemi rritur 18%”, u shpreh Berisha.

Në lidhje me situatën në rajon dhe integrimin në BE, Berisha u shpreh se prej 6 vitesh diskutohet që vendet e Ballkanit të mos përfshihen në BE por të shihen si vende partnere. Ai deklaroi se Kosova është penalizuar nga liberalizimi i vizave për shkak të kriminalitetit në Shqipëri.

“Raporti ynë me BE është e tillë. Prej 6 vitesh vendet e Ballkanit diskutohet të mos përfshihen më në integrim. Por të shihen si vend partner. Kur ti je shndërruar në qendër të krimit të organizuar në Amerikë, Lindjen e Mesme dhe më gjerë, kush do të punojë me ty. Kjo e pengon Kosovën për të hapur vizat. Kosovës nuk i hapen vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar. Ky njeri merr mandatin e tretë sepse opozita kalon nga humbje në humbje. Kreu i opozitës nuk respekton as rregullin kryesor. Humbe zgjedhjet, mirupafshim.

Kandidati për kancelar dha dorëheqjen. Partia donte që ai ta çonte në fitore. Ish-kryetari ynë aktual kalon nga humbje në humbje dhe nuk mendon se duhet të hapë rrugën për të shkuar drejt fitores. Në një akt të pa shembull në historinë e pluralizmit, Rama orkestron asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri. Pengu i tij deklaroi se vendimin për Berishën e mora vetë, në një kohë kur nuk mund ta merrte kurrë vetë. E mora vetë për shpëtuar karrigen e tij njësoj si bëri në zgjidhe. Humbi në zgjedhje dhe e shpalli masakrën. Në vend që ta mbronte votën tuaj, duke e denoncuar, u mor me karrigen e tij. Në vitin 2021, diferenca mjerisht midis nesh dhe vetë demokratëve”, tha ish-kryeministri.

Atë që nuk po e bën Basha, duket se do ta realizojë Sali Berisha. Ish-kryeministri ka paralajmëruar protesta të ashpra kundër qeverisë për shkak të rritjes së çmimeve. Gjatë “Foltores” në Elbasan, Berisha u shpreh ndër të tjera.

“Mos luaj me cmimet, mos luaj me kafshatën. Se shqiptarët e paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e BE-së. Se shqiptarët paguajnë naftën më shtrenjtë se qytetarët e Zvicrës, që kanë rroga 6 mijë euro në muaj. Ne do të ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë që besojmë te liria. Ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë, fitoren e merituar”, ka thënë Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME