Politike

Zoran Zaev jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot pasdite në Kuvend dorëzoi dorëheqjen e paralajmëruar nga pozita e kryeministrit. Dorëheqjen e dorëzoi përmes letrës duke theksuar se nuk do ta arsyetojë në Kuvend, ndërsa në letër, si arsye përmend rezultatet e zgjedhjeve të kaluara dhe momentin politik në të cilën ndodhet vendi.

“Në kushte të këtilla, për mua personalisht dhe si kryeministër, për shkak të politikave në të cilat besoj, do të ishte papërgjegjësi politike dhe e paarsyetueshme para popullit dhe vendit tim që unë personalisht të vazhdoj të udhëheq qeverinë në rrugën euroatlantike. Mendoj se një kryeministër nga radhët e LSDM-së do ta mund ta bëjë në mënyrë më të mirë”, shprehet Zaev.

Në letër shkruan se në mandatin e tij janë marrë po ashtu edhe vendime historike si Marrëveshja me Greqinë me çka u sigurua gjuha dhe identiteti maqedonas dhe se vendi u anëtarësua në NATO.

Ai përmend edhe konceptin “Një shoqëri për të gjithë”. Dorëheqjen duhet ta konstatojë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa sipas të gjitha informacioneve, ai nesër do ta vërtetojë dorëheqjen e kryeministrit. Pas dorëheqjes së Zaev, presidenti duhet t’i caktojë mandat mandatarit të ri dhe në afat prej 10 ditëve duhet t’i dorëzojë mandatin mandatarit, përkatësisht partive politike në kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditëve duhet t’i dorëzojë programin qeveritar dhe përbërjen e re qeveritare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close