Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki akuzoi sot Gjykatën Supreme se po destabilizonte sistemin ligjor duke rritur shqetësimin e Brukselit.
Gjykata vuri në pikëpyetje një element të rëndësishëm të reformave gjyqësore të diskutueshme të qeverisë duke vendosur që më shumë se 500 gjyqtarë të promovuar nën regjimin e ri nuk do të lejoheshin të merrnin pjesë në procesin gjyqësor polak.
Morawiecki njoftoi se i kërkonte Gjykatës Kushtetuese të verifikonte vlefshmërinë e këtij vendimi.
Gjykata Kushtetuese është nën kontrollin e gjykatësve të emëruar pas reformave të ndërmarra nga konservatorët nacionalistë të partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet./ /ec/
