Categories Lajme

Pompeo bën deklaratën e fortë para deputetëve në Angli

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo gjatë një vizite që ka bërë në Britaninë e Madhe, është shprehur se të gjitha víktimat e Covid 19 janë për shkak se kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit është blerë nga Kina. Komentet e Pompeos u bënë gjatë një takimi privat që ai kishte me disa deputetë britanikë, ku është shprehur tekstualisht se víktimat humbën jetën ‘për shkak të marrëveshjes që ishte bërë’.

Krahu i djathtë i Presidentit Trump pretendoi se Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus kishte arritur një pazar me regjimin komunist për të siguruar zgjedhjen e tij në postin e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së. Pompeo aktualisht po viziton Britaninë e Madhe dhe zhvilloi takime me sekretarin e jashtëm Dominic Raab dhe kryeministrin Boris Johnson të martën.

Gjatë takimit me deputetët konservatorë dhe ata të punës, Sekretari i Sate tha për OBSH: ‘Kjo është një organizatë politike, jo një organizatë me bazë shkencore. Unë nuk mund të them dot më shumë, por kam arsye të forta të deklaroj se pati një marrëveshje mes kreut të OBSH-së dhe Kinës”. Donald Trump kohët e fundit njoftoi tërheqjen e Amerikës nga OBSH, duke pretenduar se organizata ishte nën ndikimin e Kinës. Më herët ai kishte ndërprerë të gjitha fondet për OBSH-në, ndërkohë që vazhdimisht e ka quajtur atë një kukull në dorë të regjimit komunist.

Kritikët kanë thënë që Trump është duke u përpjekur të heqë vëmendjen nga administrimi i tij i trajtimit të pandemisë përpara zgjedhjeve të Sh.B.A në nëntor, sa kohë që SHBA-të kanë numrin më të madh të vdèkjeve në raport me të gjitha shtetet e tjera të botës. Retorika e Pompeos ka qenë gjithashtu agresive ndaj Kinës, me sekretarin e shtetit që pretendoi më parë se Covid-19 rrjedh nga një laborator kinez në wuhan, ku besohet se virusi ka origjinën. Drejtori i OBSH-së Dr Ghebreyesus, një Etiopi, u zgjodh në vitin 2017, duke fituar kundër kandidatit britanik, Dr David Nabarro (Faxweb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME