Categories Lajme

Pornografi me të mitur, 29-vjeçari nga Tirana bie në “rrjetën” e Europol

Policia e Shtetit, pjesë e operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Stream”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve, në internet.

Në operacion morën pjesë agjencitë ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit.

Operacioni ndërkombëtar “Stream” u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe nga Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), dhe u mbështet nga EUROPOL.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe EUROPOL, se dhe një shtetas shqiptar ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale, i ka referuar materialet procedurale Prokurorisë së Tiranës, e cila ka regjistruar procedim për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, u mundësua identifikimi i të dyshuarit, shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e kontrolleve në banesën e 29-vjeçarit, ku u sekuestruan në funksion të hetimit, 3 celularë dhe 1 laptop.

Paisjet e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime kompjuterike të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, në vendin tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 9 Prill 2025

Dashi Yjet këshillojnë që të tregoheni të kujdesshëm ndaj fjalëve që do të thoni. Diçka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali! Autobusi me fëmijë përplaset me kamionin, një person në gjendje të rëndë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali, ku një autobus…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, pranga 48-vjeçarit, Sekuestrohen 55 doza kokaine dhe municion luftarak (Emri-Video)

Një tjetër goditje e rëndësishme ndaj krimit të narkotikëve është realizuar nga Policia e Vlorës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Ilarias nga ish i dashuri filipinas, prindërit: Të kalbet në burg! Na hoqi një pjesë të zemrës!

Flamur, Gëzime dhe Leon Sula, prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, e cila…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME