Categories Lajme

Vlorë, pranga 48-vjeçarit, Sekuestrohen 55 doza kokaine dhe municion luftarak (Emri-Video)

Një tjetër goditje e rëndësishme ndaj krimit të narkotikëve është realizuar nga Policia e Vlorës. Falë inteligjencës policore, është arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar, i dyshuar për shpërndarjen e kokainës. Në pranga ra shtetasi Lorenc Tefi.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga burime të besueshme. Policia ka realizuar një kontroll në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia” në Vlorë, ku u gjetën 55 doza kokainë të ndara për shitje dhe 10 fishekë luftarakë.

I arrestuari është identifikuar si L. T., 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë. Ai u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit luftarak”.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë inteligjencës policore.
Fshihte kokainën në lokalin e tij dhe e ndante në doza për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohen 55 doza kokaine dhe municion luftarak.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të veprimeve operacionale për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe kreu kontroll në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, Vlorë, në posedim të një shtetasi që dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike. Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. T, 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.

Gjatë kontrollit personal dhe në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME