Ka habitur sallen e gjyqit me deklaratat e tij qe ka mbrojtur veten per akuzat qe ka ngritur prokuroria, te cilat i ka quajtur mendime subjektive të prokurorit”.
Arbër Çekaj, i dyshuari kryesor për t r afikimin e 613 kilogramëve k o kainë qe u gjenden ne nje kontenier me banane para disa kohesh tha se ai është në b u r g për të mbuluar një grup të fuqishëm e të njohur k r iminal. Çekaj tha se Prokuroria duhet të kishte pritur për të parë se “kush do të fuste duart të d roga” e të mos ndërpriste operacionin.
“Mendoni ju se Guarda di Finanza pas disa kontrollesh nuk konstatoi lëndën n arkotike?? Sigurisht që e ka konstatuar dhe ka vendosur edhe kamera aty. Ata e lanë sasinë që autoritetet në Shqipëri të zbardhnin ngjarjen deri në fund. Pse nuk e latë d rogën, pse nuk më latë që të fusja duart te d roga? Pse nuk më latë që të merrja fisin për d rogën? T’i thosha merrni se do bëhemi të pasur, milionerë. Do t’i jepja edhe xhaxhait tim një çantë. Kjo Prokurori ka bërë komplot kundër meje. Për të gënjyer italianët se puna u çua në fund. Për të gjetur një k r iminel. Për të gënjyer ambasadorët e huaj se kjo Prokurori po punon e pavarur nga politika dhe krimi. Unë nuk jam k riminel, nuk kam qenë ndonjëherë. Kërkoj të më gjykoni në bazë të provave dhe fakteve dhe jo në bazë të mendimit subjektit të prokurorit”, tha Arbër Çekaj.
BANANET
“Kontejnerët nuk janë pronë e imja, në kushte normale e në vende normale nuk ka pse të më interesojë fare se çfarë gjendet apo çfarë bëhet me pronën e huaj, kontejnerët. Pra, porosita banane, erdhën banane, nuk kishte asnjë gram drogë në banane, se kilogram jo e jo, e unë prapë jam në b urg”, tha ai.
