Categories Lajme

Porti i Vlorës jepet me koncesion, Ministria e Infrastrukturës hap tenderin për projekt turistik

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka realizuar një tjetër kontratë koncesionare me formulën partneritet publik privat e cila pritet t’i shtohet atyre të mëparshme në vitin 2021. Objekt i koncesionit të radhës është tenderi për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e një porti turistik në qytetin e Vlorës.

Ai do të emërohet “Marina Vlorë” dhe është parashikuar të ndërtohet në portin aktual të këtij qyteti me një kohëzgjatje 35 vjeçare. Autoriteti Kontraktor cilëson se vlera e investimit të këtij projekti nuk duhet të përllogaritet nga ofertuesit më e vogël se 22 milionë e 725 mijë e 571 euro.

Porti konsiderohet të bëhet pjesë e master planit të Lungomares e cila do ti marrë një pjesë të konsiderueshme nga sipërfaqja e portit, ndërsa Rruga e Re Trans-Ballkanike ose siç quhet ndryshe “Korridori Kulturor”, pjesa e parë e së cilës ka përfunduar, do të shtohet me një segment të dytë që fillon nga rruga ekzistuese për në port.

Koncesionari do të përballojë shpenzimet e supervizimit të punimeve të ndërtimit dhe ai duhet t’i paraqesë Autoritetit Kontraktues të paktën tre propozime për përzgjedhjen e supervizorit. Të gjitha subjektet e interesuara do të kenë afat deri në 26 shkurt 2021 për të dorëzuar ofertat. Përveç kësaj kontrate, gjatë këtij viti qeveria parashikon të japë 6 koncesione me formulën partneritet publik privat, me një detyrim prej 217 miliardë lekësh.  Nga: Arnela Avdiaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME