Emiljano Shullazi ka lënë dje qelinë në b urgun 313 në Tiranë, për tu shtruar në një spital privat, pas shqetësimeve me shëndetin që kishte paraqitur. Ai ka qëndruar 24 orë i shtruar në spital, ndërkohë që mësohet se pagesat në spitalin privat janë paguar nga familjarët e tij
Problemet e Shullazit me shëndetin vijnë pas shkarkimit që iu bë drejtorit të b urgut 313, Maksim Hamiti, nga detyra, pasi u konstatua se i kishte krijuar mundësinë Shullazit të takonte në palestrën e b urgut antarët e bandës. Transporti i Shullazit në spitalin privat mësohet se është bërë në masa të forta si gurie. Mësohet gjithashtu se kjo është hera e dytë që Emiljano Shullazi, lë qelinë për tu shtruar në një spital privat. Më herët ai iu nënshtrua një operacioni po në një spital privat, në kohën kur ndodhej në masë sigurime “arrest me b urg”.
