Categories Lajme

Prag tragjedie në Durrës! Shkëputet muri i pallatit në Durrës, para një jave 5-vjeçari …

Një pjesë e murit të një pallati të dëmtuar nga tërmeti i dy viteve më parë në Durrës është shkëputur sot dhe ka rënë në rrugë. Kalimtarët dhe banorët e zonës që kalojnë aty përditë, thonë se ndihen të rrezikuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, në lagjen nr.18 në Durrës, dhe ka rrethuar zonën me shirita, ndërkohë që banorët ankohen duke thënë se kjo nuk është hera e parë.

Një javë më parë, këtij pallati i është shkëputur një pjesë nga katet e sipërme dhe ka lënduar një fëmijë 5 vjeç por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetë.

Personat që jetojnë në këtë pallat, janë shprehur se kanë tre muaj pa marrë bonusin e qerasë dhe detyrohet të jetojnë në pallatin e dëmtuar.

Tre katet e para të këtij pallati shtatë katësh në lagjen nr.18 janë seriozisht të dëmtuara dhe përbëjnë kërcënim për jetën e kalimtarëve por dhe disa banorëve që aktualisht jetojnë në të, brenda apartamenteve të tyre.

Banoret shprehen se bashkia nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që për cdo ditë janë të rrezikuar nga shembja e pjesëve të ndryshme të pallatit 7 katësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME