Categories Lajme

Pranga 46-vjeçarit në Elbasan, DETAJE

Një person është arrestuar nga policia e Elbasanit për tre vepra penale, të cilat janë: “D huna në familje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë 46-vjeçarin e identifikuar me inicialet R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan u proceduan penalisht 2 shtetas të tjerë, për krime kundër mjedisit: I.Gj., 44 vjeç, banues në fshatin Tregan, Elbasan, pasi u kap duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente; M.H., 30 vjeç, banues në Elbasan, përfaqësues i një firme private në Elbasan, pasi është konstatuar duke djegur një sasi mbetjesh që shkaktojnë ndotje të ajrit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME