Categories Lajme

Pranga ish-zyrtarit të komunës Theth, arsyeja

Një ish nëpunës i shtetit është vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Mësohet se Tomë Shyti, 56 vjeç, është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me dy vjet heqje liri për falsifikim dokumentesh. Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, të DVP Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim, Tomë Shyti, 56 vjeç, banues në fshatin Theth, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të formës së prerë Nr.917, datë 22.11.2018, e ka dënuar me 2 (dy) vite burg, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

PSE AKUZOHET

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit, e dyshuar si e regjistruar në emër të disa shtetasve të ndryshëm, në bazë të dokumenteve të falsifikuar, të përpiluar nga ish-kryetari i Komunës Shalë (Theth), Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi. Prokuroria e Shkodrës është në përfundim të hetimit për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për tre ish-zyrtarët, ndërkohë që ka marrë lejen nga gjykata për caktimin e masës së sekuestro për pronat e shpërndara prej tyre, në bazë të procedurave fiktive dhe jo-ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME