Categories Lajme

Prangòset në Morinë slloveni me mijëra euro, dinarë dhe franga

Policia Kufitare në Morinë ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave. Sipas policisë në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz” , me drejtues shtetasin A. K., 34  vjeç, banues në Slloveni.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij të dorës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.700 euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zviceriane, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Njoftimi i plotë:

Morinë, Kukës Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, bazuar në analizën e riskut, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 12.700 euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zviceriane. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz” , me drejtues shtetasin A. K., 34  vjeç, banues në Slloveni. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij të dorës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.700 euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zviceriane,  të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi  A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, sot intervistat e 14 kandidatëve

Sot në orën 09:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë…

LEXO ME SHUME