Categories Lajme

Prapaskena/ Mane ëndërron rikthimin e Levandovskit te Bajerni i Mynihut

Transferimi i Sadio Manesë në “Allianz Arena” kishte si qëllim zëvendësimin e golave të bomberit të larguar, Robert Levandovski.

Edhe pse është ende larg statistikave në spektrin e golave, Mane i ka fituar zemrat e tifozërisë së bavarezëve.

Së fundmi, dyshes në fjalë, përveç ballafaqimit në Ligën e Kampionëve, i është dhënë rasti të takohen sërish, por në një event ndryshe nga profesioni i tyre në fushën e blertë, fjala qëndron mbi natën gala të ndarjes së çmimeve nga prestigjiozja franceze “France Football”, aty ku “Top i Artë” ishte epiqendra.

Por në të ka ndodhur edhe një diskutim rastësor në hovin ku u mbajt ceremonia ku Sadio dhe Leva shfrytëzuan rastin për të ndarë bisedë të shkurtër.

Roberti ishte i pari, ai i cili u mundua të thyente akullin në këtë diskutim duke e pyetur lojtarin afrikan mbi eksperiencën e re në Mynih.

Sulmuesi senegalez përveç aprovimit se ndodhej me fat në Bajern, i komentoi polaku se nëse do të ndodheshin së bashku në “Allianz Arena” do të ishte akoma më mirë, pra në njëfarë mënyrë Mane shprehu dëshirën e tij, e cila me shumë gjasa do të mbetet vetëm në sirtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME