Categories Lajme

Prej 4 vitesh punon si vrojtues plazhi, i riu tregon sfidat: Këshillojmë dhe ndërhyjmë kur ka rrezik

Egland Rexha, prej katër vitesh gjatë sezonit turistik punon si vrojtues plazhi në Velipojë, ndërsa ka treguar detaje nga eksperienca e tij gjatë punës. Çdo ditë, 32-vjeçari është në vijën e parë për të vëzhguar nëse ndonjë pushues ka nevojë për ndihmë, ndonëse ditët e fundit deti ka qenë i qetë.

“Një ditë për një vrojtues plazhi është e qetë, kur është koha e mirë si sot. Këshillojmë njerëzit që të mos shkojnë larg. Kur është flamuri i kuq moti është i keq dhe këshillojmë njerëzit që  të mos futen thellë”, -tha i riu për euronews. Eglandi thotë se vëzhguesi është i domosdoshëm përgjatë vijës bregdetare për të dhënë ndihmën e parë.

“Nëse dikush rrezikon të mbytet ne intervenojmë me kolegët, shkojmë bëjmë tërheqjen e personit nga deti, japim  ndihmën e parë, marrim ambulancën”, -tha ai. Velipoja ka rreth 65 stacione private plazhi ndërsa vetëm  në më pak se gjysmën e tyre vërehet të ketë vrojtues. Në mbi 20 plazhe publike këtë vit, nga bashkia nuk ka punësuar asnjë vrojtues.

Fatmirësisht deri më tani në Velipojë nuk ka pasur asnjë humbje jete në det por mungesa e vrojtuesve e shton jo pak rrezikun për pushuesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME