Categories Lajme

Prej tre ditësh nēn pushtetin e flakëve një zonë malore në Berat, mbi 10 hektarë pyll i djegur

Zjarri i rënë në zonën malore të fshatit Velçan në Berat vijon prej tre ditësh.

Vatrat e zjarrit janë ri aktivizuar dhe flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me pisha në zonën malore, ndërkohë që zjarri po vijon të përhapet si rezultat i temperaturave të larta dhe erës.

Zjarri në fshatin Velçan ka tre ditë që ka filluar dhe Repartet Zjarrfikëse e kanë të pamundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tij, për shkak të terrenit të vështirë.

Pamundësia e futjes në zonë të mjeteve zjarrfikëse ka bërë që në zonë të punohet vetëm me mjete rrethanore dhe me pompa uji shpine. Pas kërkesës së zjarrfikësve, në zonë kanë mbërritur edhe helikopterë që kanë kryer këto dy ditë hedhjen e ujit nga lart por edhe helikopterët nuk kanë mundur të shuajnë dot flakët e zjarrit që kanë pësuar shtrirje të madhe në pjesën malore.

Vetëm paraditen e sotme janë riaktivizuar shumë vatra zjarri, ndërkohë që raportohet se dhjetëra hektar sipërfaqe pyll me pisha janë shkrumbuar në këtë zonë.

Raportohet nga vendngjarja se, zjarri është duke përparuar në drejtim të territorit të Mallakastrës, ndërkohë që shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME