Categories Lajme

Prekëse: Berberi papritmas rruan flokët për t’u dukur si kolegu me kancer

Një berber në Spanjë ka prekur zemrat e shumë njerëzve me gjestin e tij. Përderisa po ia shkurtonte flokët kolegut të tij që është duke u trajtuar me kimioterapi për shkak të kancerit, ai papritmas i hoqi flokët e veta për t’u solidarizuar.

Në videon e publikuar në internet, berberi Joel Ortega dëgjohet duke i thënë kolegut të tij, Neftali Martin, që po trajtohet për kancer, “ti nuk je vetëm”, shkruan Daily Mail. Në një video tjetër të publikuar në Instagram, berberi i sëmurë tregoi se Ortega i ka thënë se do të vazhdojë që ta rruajë kokën bashkë me të derisa ta përfundojë trajtimin mjekësor.

“Për mua, Joel nuk është thjesht një koleg pune, ai është vëlla”, shkroi Martin. Sipas pamjeve në një video tjetër të publikuar në TikTok, së paku katër berberë të tjerë i kanë rruar kokat e tyre për t’u solidarizuar me kolegun.

Shumë njerëz vendosin që t’i rruajnë flokët para se ta fillojnë trajtimin për kancer, sepse rënia e flokëve është efekt anësor i zakonshëm i kimioterapisë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME