Categories Showbiz

Prekëse! E rrethuar nga varfëria, 14-vjeçarja qep këpucë gjithë natën për të siguruar bukën

Një vajzë e quajtur Eriselda, ka qenë e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ku rrëfeu se është rritur gjatë gjithë jetës me varfëri dhe ka punuar që në moshë 11 vjeç. Ajo së bashku me të ëmën dhe motrat më të vogla qepin këpucë në shtëpi vetëm për 240 lekë të vjetra.

Eriselda: Që në 11 vjeç kam vazhduar të qep këpucë në shtëpi që vazhdoj e bëj e sot.

Ardit Gjebrea: Si i qep?

EriseldaMe gjilpërë. Gishtat e mi të shpuar nga gjilpëra. Mami kur erdhëm në Bathorë u punësua në një fabrikë këpucës për gati 5 vite, pastaj ishte shtatzënë me motrën e vogël. Motra e vogël është bërë 2 vjeç dhe mami donte të niste sërish punë në fabrikë por nuk e pranuan për shkak të pandemisë. Mami filloi të qante sepse pa punë. Qepim këpucë në shtëpi, unë mami dhe dy motrat.

Ardit Gjebrea: Sa kushton të qepësh një palë këpucë?

Eriselda: 240 lekë t vjetra.

Ardit Gjebrea: Si ia bën për të mësuar?

Eriselda: Për të mësuar nuk kam shumë kohë, por maksimumi 1 orë.

Ardit Gjebrea: Po ti je dhe nxënëse e mirë. Pra ti shkon në shkollë, mëson, qep këpucë, sa orë fle?

Eriselda: Varet, nëse kemi shumë këpucë duhet të punojmë gjithë natën që t’i dorëzojmë.

Ardit Gjebrea: Sa këpucë mund të bëni?

Eriselda: Unë bëj 13 palë, bashkë me mamin dhe motrat deri në 30 palë. Gjatë karantinës kemi mbledhur bimë mjekësore që i kemi shitur 400 lekë të vjetra kilen.

Eriselda shprehet se nuk ka kohë të studiuar dhe do dëshironte shumë të kishte. Ajo tregon se e ka thirrur mamin e saj sot sepse shumë njerëz e lëndojnë kur i thonë që ke 4 vajza dhe një ditë ato do ikin dhe do ngelesh vetëm. Ajo mërzitet dhe qan, por Eriselda dëshiron t’i thotë që ka 4 vajza dhe kurrë nuk do e lënë atë vetëm. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME