Categories Lajme

Prekëse! Letra e një gruaje të vr arë për Shën Valentin

Nga Miranga Haxhia

Nuk po të shkruaj se të dua, por sepse ti më do. Dashuria jote për mua është e parezistueshme.

Nuk i bëra dot ballë.

Kur unë të shkrova letrën e parë të dashurisë, shumë vite më parë, ti nuk iu përgjigje. U talle me mënyrën se si unë të kisha dashur në atë letër.

Të flisja për dete e vale të qeta, për pyje e shushurima, për afshe e puthje të patreguara, të shkruaja për bime të egra që rriten mbi shkëmbin e jetës. Pastaj guxova e të shkrova për dr ithërimat e zemres sime. Ç’ mezi prisja të zhytesha në përqafimet e tua. Të shkruajta për nxehtësinë që buronte nga trupi yt, dëshira ime për ty shpë rtheu e lulëzoi në tërë qenien time.

Une flisja për stuhi mes trupave tanë. Shkruaja për ulë rima të marra ere, për vetëtima që ndriçonin qiellin e bubullima shurdhonjëse. Per shiun që pikonte mbi ne.

Por asgjë pas kësaj.

Letres i ngjita me pështyme një pullë poste dhe e nisa në adresën tënde.

Përgjigjia e saj ishte dashuria jote për mua. Nuk ishte një cope letre me rriga, por dajak. Ajo u rrit pak e nga pak.

Ne fillim indiferente kalonte e me fshikte shkarazi, pa më lënë gjurmë. Pastaj ndonjë shpulle per gjellen e ftohte. Veshtrim i vëngërt për të foluren time të ëmbël. Nje burrni e tepruar pushtoi tere trupin tend, muskujt e tu, nervat dhe te foluren tende.

Ti ngjize urrejtjen bashkë me fëmijën në barkun tim. Nuk e kam kuptuar kurrë pse-në.

Sa më shume më poshteroje, aq më shumë të përunjesha e të doja. Sa më shumë më fyeje, aq më tepër unë të falja ditës tjetër.

Pastaj erdhi gjema. Më vrave. Në sy të fëmijës. Pa t’u dridhur qerpiku. E pra, kjo ishte ajo qe ti quaje dashuri.

Une e kuptoj pse e bëre, edhe pse po te flas nga bota matanë letres sime të dashurise së parë.

Ti me vr ave, sepse më doje. Ashtu mësove te me doje. Duke mos e kuptuar kurre se une isha nga soji i gruas që edhe ty të solli në jetë dikur. Dhimbja e nënës tënde, i dashuri im, nuk ishte për vd ekjen time. Ishte për vde kjen e saj. Nga biri v rasës.

Nuk po të shkruaj se të dua. Por të shkruajta, ngaqe ti më do. Në mënyrën tënde. Gëzuar festën që nuk e kuptova kurrë. Sa isha gjallë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME