Categories Lajme

Prekëse/ Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, gazetarja me foshnjën 3-muajshe me vete raporton pa ndalim

Prej rreth 60 orësh ajo ndodhet në terren si shumë kolegë të saj. Pas vetes, në çdo lagje, në çdo rrugë ku shkon për të raportuar ka një valixhe me vete, një valixhe të shtrenjtë shumë, jo me rroba e as plaçka por me një qenie të vogël, më e dashura në botë. Është vajza e saj e vogël 3 muajshe që po njeh profesionin e vështirë të nënës megjithëse ka pak ditë që e ka parë dritën e diellit.

Gazetarja e News24, BalkanWeb e Gazeta Shqipëria që raporton çdo ditë nga Durrësi Klodjana Haxhiaj është një qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Banesa e saj e ndërtuar vetëm prej pak kohësh është bërë e pabanueshme.

Muret janë çarë, suvaja ka rënë dhe me përsëritjen e lëkundjeve të tjera mund edhe të bjerë në tokë. Por pavarësisht asaj që po kalon ajo ndodhet aty për të raportuar për problemet që po kalojnë qindra mijëra banorë të tjerë të Durrësit e Thumanës. Një raportim ‘live’ e më pas pak momente me vajzën, kështu shkojnë orët e saj teksa vazhdon të punojë pa u ndalur./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME