Categories Lajme

Prekëse, thirrja e vogëlushit të familjes Tragjini: Dua një shtëpi, kam shumë ftohtë

Pak ditë më parë, në ABC u njohëm me rastin e familjes Tragjini në fshatin Gështenjas të Pogradecit, të cilët jetojnë në varfëri ekstreme. Artan Tragjini bashkë me të shoqen e dy fëmijët jetojnë në një dhomë në qiell të hapur.  Pas thirrjeve që janë bërë në ekranin e ABC ka reaguar fondacioni Kryqi i Kuq, i cili i ka siguruar ushqime për dy muaj. Megjithatë kryefamiljari ka kërkuar punë, duke thënë se bashkia e Pogradecit nuk i ka ndihmuar. Sipas tij, edhe për ndërtimin i kishin lënë në pritje derisa moti të ishte i kthjellët.

“Më kanë sjellë ndihma ushqimore, i falenderoj po unë kam nevojë për punë. Shkova te bashkia dhe thanë do vijnë ta rindërtojnë. Shkoi nusja ime dhe ajo i kishte thënë ik se do ta ndërtojmë kur të hapet koha. Kam një vit që jetoj këtu. Më thanë për një punë, po ishte shumë larg dhe nuk kisha me çfarë të shkoja”, tha Tragjini. Sakaq, vogëlushi i familjes, Arjoli ka bërë një thirrje duke bërë shumë zemra të preken. “Dua një shtëpi, kam shumë ftohtë”, ishin fjalët e vogëlushit.l.k/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME