Rasti i ri me koronavirus, i regjistruar në Sarandë në 24 orët e fundit, i përket një fëmijë tre muajsh. Mësohet se të premten e kaluar rezultoi pozitive e ëma e foshnjës, një 25-vjeçare, ndërsa mbrëmë ka rezultuar e sëmurë edhe fëmija i saj. Nënë e bijë janë nisur drejtë Spitalit Infektiv në Tiranë, ku do të marrin kujdesin e duhur mjekësor.
Po ashtu, drejtë Infektivit në Tiranë është nisur edhe efektivi i policisë që rezultoi pozitivë me COVID-19 një ditë më parë. 117 raste të reja me koronavirus u regjistruan në 24 orët e fundit në vend, ndërsa gjashtë persona ndërruan jetë./ Panorama
