Categories Lajme

Prenë dru në zonën e mbrojtur, arrestohen dy persona në Pogradec

Dy persona kanë rënë në spranga në Pogradec pasi janë kapur me një një sasi lënde drusore të prerë ilegalisht nga zona e mbrojtur e pyjeve të fshatit Peshkëpi.

Në pranga ka rënë shtetasi Renato Kadilli, 39 vjeç dhe Sali Shuli, 42 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin R. K. dhe pasagjer shtetasin S. Sh., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në të, kanë gjetur një sasi lënde drusore e dyshuar e prerë nga këta 2 shtetas, në kundërshtim me ligjin, në zonën e mbrojtur të pyjeve të fshatit Peshkëpi.

Në vijim të kontrolleve për këtë rast, në një parcelë të kësaj zone të mbrojtur, u gjet dhe një sasi tjetër lënde drusore, e prerë në kundërshtim me ligjin, nga po këta dy shtetas.

Njoftimi i plotë i policisë:

Pogradec/Intensifikim kontrollesh në zonat e mbrojtura dhe në të gjithë territorin, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

U kapën në flagrancë me një sasi lënde drusore të prerë ilegalisht nga zona e mbrojtur e pyjeve të fshatit Peshkëpi, vihen në pranga 2 shtetas.

Një sasi tjetër lënde drusore, të siguruar në kundërshtim me ligjin, të arrestuarit e kishin fshehur në pyll.

Sekuestrohen sasitë e lëndës drusore, automjeti me të cilin po transportohej kjo lëndë dhe një motorsharrë që kishte shërbyer për prerjen e saj.

Në vijim të kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë goditur një rast tjetër në këtë fushë, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit R. K., 39 vjeç dhe S. Sh., 42 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin R. K. dhe pasagjer shtetasin S. Sh., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në të, kanë gjetur një sasi lënde drusore e dyshuar e prerë nga këta 2 shtetas, në kundërshtim me ligjin, në zonën e mbrojtur të pyjeve të fshatit Peshkëpi.

Në vijim të kontrolleve për këtë rast, në një parcelë të kësaj zone të mbrojtur, u gjet dhe një sasi tjetër lënde drusore, e prerë në kundërshtim me ligjin, nga po këta dy shtetas.

Lënda drusore, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej dhe një motorsharrë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet në zonat e mbrojtura dhe në të gjithë territorin e qarkut të Korçës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, vijojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME