Categories Lajme

Presidenca kap në flagrancë qeverinë me 52 milionë euro korrupsion

Presidenti ka kthyer ligjin për koncensionin Milot-Balldre, ku dalin 52 milionë euro në vjedhje të hapur nga qeveria në bashkëpunim me firmën zbatuese, sipas presidencës.

Me argumenta ligjore dhe me fakte presidenca argumenton se kjo vjedhje e hapur është bërë edhe me ligj, pasi qeveria e ka kaluar në Kuvend për ti dhënë forcën e ligjit një veprim haptazi antiligjor dhe korruptiv në çdo hap të tij. Me këtë koncension, haptazi korruptiv, duhej që prokuroria të fillonte mënjëherë hetimin e kësaj dosje qeveritare. Por si përherë vitet e fundit prokuroria nuk ecën me hapin e kohës, por si në rastin e Unazës së Re, kur doli se letrat e tenderimit ishin fallso, e prapë asnjë hetim nuk ka nxjerr para përgjegjsisë personat zyrtarë të nivelit të lartë.

Në rastin konkret ku vertetohet se 52 milionë euro janë vjedhje e hapur nga qeveria për koncensonin Milot-Balldre duhej që organi prokurorisë të niste që dje hapjen e çështjes penale, bile ta bënte publike me një njoftim, pasi kjo krijon garanci se drejtësia vepron. Akuza vjen me fakte nga presidenca dhe jo nga media, ku mund të thoshte prokuroria se “akuza meditiake janë”.

Koncensioni Milot-Balldre ishte kritikuar nga media dhe sidomos nga specialistët e fushës të cilët flisnin se ky koncension është totalisht korruptiv, bile opozita bëri disa konferenca shtypi. Në fillim kryeministri hezitoi për ta kaluar, por më pas e kaloi me vrap në seancë parlamentare në fund të korrikut kur nuk e kishte mendjen njeri. Djallëzia e kryeministrit dhe e njerëzve përreth tij në këtë koncension korruptiv kishte të bënte se në çdo rast që prokuroria ta hetonte do të justifikohej se është me ligj. Por tani që ligji është rrëzuar nga Presidenti dhe koncensioni nuk ka fuqi juridike, derisa kryeministri ta rifusë në parlament në shtator, pse prokuroria nuk nis hetimet. Apo edhe të prokurorisë kanë interesa në këtë rast? Apo siç doli në Maqedoninë e Veriut ku prokurori  i “SPAK”-ut që merrte valixhen me euro, edhe në Tiranë vlojnë çantat sa andej këtej që të mbyllet kjo dosje e madhe korruptive?

Shoqëria shqiptare ka dëgjuar shumë akuza për qeveritë e radhës, porse si në këtë rast ku për Unazën e Re doli me dokumenta fallso, bile kishin fallsifikuar edhe firmën e një sekretari të një shtetit të SHBA, ashtu dhe në rastin e Milot-Balldre, ku tentohen të vidhen me ligj 52 milionë euro; pra publiku shqiptar kërkon sqarime nga qeveria. Pse veprohet hapur në kundërshtim me interesat e publikut? Pse paratë jepen nga buxheti shtetit për një autostradë e cila ka vlera shumë të vogla investimi apo paratë janë ndarë me parë mes palëve?

Ajo çka ka vertetuar presidenca për rastin Milot-Balldre është maja e ajsbergut korruptiv qeveritar.

Medin Tole

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME