Categories Lajme

Presidenti e paditi në SPAK, reagon Gjonaj: Unë do përgjigjem institucionalisht

Ministrja Etilda Gjonaj reagoi në lidhje me kallëzimin penal që Presidenti Ilir Meta bëri ndaj saj dhe dy vartësve të saj në SPAK. Gjonaj përdor ironinë duke u shprehur se “Presidenti gjeti kohën të paraqitet personalisht në zyrën e sekretarisë së SPAK”. Megjithatë, Ministrja shprehet se Presidentit do t`i përgjigjet institucionalisht, ndërsa pohon se është gati t`i përgjigjet SPAK-ut.

Etilda Gjonaj: Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj meje dhe stafit tim.

Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.

Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë!

Presidenti Ilir Meta bëri kallëzim penal ndaj Ministres Etilda Gjonaj dhe dy vartësve të saj, të cilët i akuzon për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, pasi botuan në Fletoren Zyrtare një vendim për emërimin e ArtaVorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti e quan këtë një “grusht shteti”, ndërsa ka paralajmëruar mbajtjen e një tubimi në 2 mars, ku sipas tij në atë ditë do të firmoset dekreti i parë për çmontimin e kësaj tentative.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Demokracia Fiton” – Botimi i Dytë: Shpërblimet për Tezat më të Mira të Masterit mbi Demokracinë dhe Autoritarizmin

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për edicionin e dytë të Çmimit për Tezën e Masterit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tornado në Ksamil, fenomeni i rrallë atmosferik tërheq vëmendjen e pushuesve

Fenomene të pazakonta atmosferike janë regjistruar këtë të enjte në zonën e Ksamilit, ku mbi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrufeja godet tufën, ngordhin rreth 200 dele në malin mbi Kopaçez në Delvinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot mbi fshatin Kopaçez, në Bashkinë Delvinë. Një goditje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni ku u vra polici Enea Mekolli, efektivi i “Shqiponjave” u godit në nofull, autori me plagë në brinjë!

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e Lozhanit në Maliq dalin në dritë pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Investimi te Vilat Qeveritare në Vlorë, Këshilli i Ministrave autorizon Korporatën e Investimeve për sqarimin e të drejtave pronësore! Ibrahimaj: Asetet shtetërore s’i kalojnë privatit!

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një vendim që autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare…

LEXO ME SHUME