Categories Covid-19, Lajme

Presidenti i Argjentinës merr dozën e vaksinës ruse

 Presidenti argjentinas Alberto Fernandez ka marrë dozën e parë të vaksinës Sputnik V kundër Covid-19  përgjatë kësaj të enjte. Ky veprim është ndërmarrë një ditë pasi Argjentina aprovoi përdorimin e vaksinës ruse për të moshuarit mbi moshën 60 vjeç.

Në një postim Fernandez, 61 vjeç shprehu mirënjohjen e tij për qendrën kërkimore ruse që zhvilloi vaksinën. “Unë falënderoj Institutin Gamaleya për punën e tij shkencore, ata që punuan për të sjellë punët e tyre te ne dhe të gjithë personelin shëndetësor të vendit tonë për angazhimin e tyre të madh,” shkroi ai.

Miratimi për shpërndarjen e Sputnik V nga Administrata Kombëtare e Argjentinës e Ilaçeve, Ushqimit dhe Teknologjisë Mjekësore (ANMAT) dhe gatishmëria e Fernandez për të marrë vaksina, është një gjë pozitive për Moskën pasi ajo kërkon të kapë një pjesë të konsiderueshme të tregut të vaksinave anticovid.

Argjentina ka regjistruar më shumë se 1.8 milion raste me COVID-19 dhe mbi 45,000 humbje jete që prej nisjes së pandemisë. Deri më tani vendi latin ka marrë rreth 600 mijë doza vaksine, ndërkohë që presin edhe dorën e dytë përgjatë shkurtit. Të parët që po vaksinohen janë personeli shëndetësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME