Categories Bota, Lajme

Presidenti kroat: Vrasja e tifozit grek, Nëse mbahen në burg 100 persona kjo është hakmarrje

Presidenti i Kroacisë deklaron se nëse autoritet greke vendosin të ndalojnë të 100 të arrestuarit për ngjarjen e ndodhur në Nea Filadelfia, atëherë kemi të bëjmë me ‘hakmarrje’.

Ai tha se pret që të identifikohen sa më shpejt përgjegjësit për vdekjen tragjike të 29-vjeçarit Michalis Katsouri.

“Policia ka të drejtë t’i ndalojë të dyshuarit për pesë ditë. Pavarësisht se si kanë hyrë në vend, kanë shkuar të bëjnë telashe dhe kjo sjellje nuk justifikohet, është thjesht e papranueshme. Megjithatë, qytetarët kanë të drejtat e tyre. Sa i përket rrethanave të vrasjes, ato ende nuk janë sqaruar dhe nuk janë bërë të ditura”, ka thënë Milanoviç.

Nëse autoritetet greke do të mbajnë 100 tifozët në paraburgim, mendoj se do të tregonin se kemi të bëjmë me një hakmarrje kolektive”, ka theksuar më tej ai.

“Edhe rrethanat e vdekjes së këtij njeriu nuk janë më të qarta,” ka theksuar sërish Milanovic, raporton dnevnik.hr.

Ndërkohë prindërit e tifozëve të Dinamos i kanë dërguar një letër qeverisë kroate, duke kërkuar nga shteti që të ndërhyjë në këtë rast.

I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës së Kroacisë, Qeverisë së Republikës së Kroacisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore për të ndihmuar qytetarët kroatë jashtë vendit. Ju lutemi bëni gjithçka për të siguruar që fëmijët tanë të marrin të gjithë ndihmën diplomatike dhe juridike që zakonisht u ofrohet qytetarëve tanë të arrestuar në një vend të huaj’

Shumica e të arrestuarve janë 18, 19 ose 20 vjeç.

Nga ana e tij presidenti kroat duke iu referuar të drejtave të të arrestuarve nënvizoi: Nuk do të thotë se policia mund të ndalojë 100 persona. Ai mund të ndalojë për pesë ditë ata që dyshon për përfshirje dhe ato ditë kanë kaluar. Kështu që tani shumica dërrmuese e tyre duhet të lirohen. Nëse i arrestojnë të gjithë do të jetë si vendosja e ligjit ushtarak”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME