Categories Lajme

Presidenti Meta dekoron artisten e shquar të kinematografisë shqiptare

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi artisten e shquar të kinematografisë shqiptare Elida Janushi dhe pionerin e kameras, Dhimitër Lala me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Kreu i Shtetit e dekoroi aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit, me motivacionin për mjeshtrinë e rrallë dhe kontributin ndaj artit dhe kinematografisë shqiptare.

Në fjalën përshëndetëse drejtuar të familjarëve dhe personaliteteve të artit, kulturës dhe kinematografisë, të pranishëm në ceremoninë solemne, Kreu i Shtetit u shpreh se artisët shqiptarë kanë qenë dhe janë gjithmonë të mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Fjala e Presidentit Meta: “Artisët shqiptarë kanë qenë dhe janë gjithmonë të mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës, si shenjë vlerësimi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për vendin dhe shoqërinë tonë. Edhe në kohët më të vështira, siç është edhe kjo situatë që po kalojmë me Covid-19, njeriu shpreh emocionet dhe dëshirat e brendshme dhe kërkon mbështetje në art. Sepse arti është një mënyrë për të promovuar edhe ndryshime shoqërore, veçanërisht gjatë periudhave të vështira sociale.

Si pjesë e vlerësimit për artin shqiptar, do nderojmë dy figura, që në zhanret e tyre kanë dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh për dekada. Jeta e kino-operatorit Dhimitër Lala është e mbushur me një kontribut të jashtëzakonshëm për filmin shqiptar, por duke prekur njëkohësisht momente vlerësimi shumë të larta, si dhe dënime shumë të padrejta në periudha të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME