Presidenti i republikës, Ilir Meta, ka dekretuar mbrëmjen e sotme ministrat e emëruar nga Kryeministri Edi Rama, pas shkakrimit të ministrave të mëparshëm.
Meta ka dekretuar Anila Denajn në postin e ministres së Financave, pos ky që mbahej nga Arben Ahmetaj.
Po ashtu është dekretuar edhe Belinda Balluku në postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Eva Margaritin në krye të Ministrisë së Kulturës, Besa Shahinin në krye të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Meta ende nuk ka dekretuar Gent Cakajn si Ministër të Jashtëm.
Më herët më datë 5 janar, Meta dekretoi edhe Elisa Spiropalin në postin e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eduard Shalësin si Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Blendi Çuçin si Ministër të Bujqësisë dhe Zhillimit Rural si dhe Erion Braçen në postin e Zëvendëskryeministrit.
Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti në faqen e tij zyrtare.